Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abazoviqi dënon plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë

Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka dënuar plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë.

Abazoviq i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të promovojnë paqen dhe bashkëjetesën në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se “zgjidhja qëndron te dialogu”.

“Në emër të Qeverisë së Malit të Zi dhe në emër timin, dënoj fuqishëm plagosjen e djemve dhe të rinjve të pafajshëm në Kosovë. U bëjë thirrje të gjithë fqinjëve tanë që të përmbahen nga çdo dhunë. Zgjidhja e çdo problemi qëndron në dialog dhe marrëveshje”, ka thënë Abazoviq, njofton televizioni i Malit të Zi. “Mali i Zi gjithmonë do të kontribuojë në qetësimin e tensioneve, forcimin e dialogut dhe zhvillimin e ndërkulturalizmit në të gjithë rajonin”.

Dy të rinj serbë, një prej tyre i moshës 11-vjeçare, dyshohet se u plagosën nga një pjesëtar i FSK-së.