Arbëri

Sot protestë në Shtërpcë për plagosjen e dy të rinjve serbë

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, njëherësh edhe nënkryetar i Listës Serbe, ka paralajmëruar protestë për të dielën lidhur me plagosjen e dy djemve serbë, Stefan dhe Milosh Stojanoviq, të cilët u qëlluan me armë zjarri në fshatin Gotovushë.

Jevtiq përmes një postimi në Facebook ka bërë tirrje për protestë, e cila pritet të fillojë nga ora 12:00, para Shtëpisë së Kulturës në Shtërpcë.

“I uruam Stefanit dhe Miloshit shërim të shpejtë dhe të shohim sa më shpejt në shtëpitë e tyre. Të shtënat kundër Milos dhe Stefanit janë të shtëna ndaj secilit prej nesh, drejt paqes dhe lirisë. Protesta jonë do të vazhdojë më datë 8 janar në ora 12:00 në Shtërpcë, protestë e përgjithshme kombëtare e qytetarëve nga Shtërpca, por edhe nga veriu e Kosova qendrore”, ka shkruar ai.

 

Dy persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Drajkovc të Shtërpcës mesditën e së premtes, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, personat e plagosur janë 11 dhe 21 vjeç. Ata dyshohen se janë gjuajtur me armë zjarri nga një automjet në lëvizje që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt. I dyshuari është arrestuar.