Në takimin e 289-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të hënën, është miratuar dorëheqja nga pozita e prokurorit për Jeton Kocën, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Paraprakisht, Koca kishte njoftuar KPK-në për dorëheqje nga pozita e prokurorit, për arsye personale, pa dhënë detaje shtesë, raportoi “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me këtë, anëtarja Elza Bajrami-Kastrati ka thënë se pozita e prokurorit nuk është punë, por detyrë që kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të madh.
Gjithashtu, Bajrami-Kastrati shtoi se dorëheqja pa sqaruar arsyet e saj, nuk është në rregull.
“Dorëheqja në këtë formë nuk është në rregull,… nuk dihen arsyet e dorëheqjes”, tha Bajrami-Kastrati.
Edhe
Elza Bajrami-Kastrati betohet si anëtare e KPK-së
Ndërsa, anëtari Milot Krasniqi tha se e ka njohur personalisht prokurorin Koca dhe se e falënderon për punën që ka bërë si prokuror.
Më pas, Këshilli miratoi edhe dorëheqjen e Bajrami-Kastratit nga pozita e zëvendës-kryeprokurores, ndërkaq vazhdoi takimin me dyer të mbyllura për të trajtuar një kërkesë për inicim të procedurës disiplinore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
-
KPK-ja refuzon kthimin në sistem të prokurorëve serbë në veri të dorëhequr më 2022
-
KPK-ja refuzon kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë në Mitrovicë
-
Më shumë se 20 serbë tërheqin dorëheqjet në Prokurorinë dhe Gjykatën e Mitrovicës
-
KPK-ja themelon Komisionin për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike