Ka dhënë dorëheqje drejtori i Transformimit në Komunën e Prishtinës, Ilir Murseli.
Murseli, sipas burimeve të KOHËS, ka dhënë dorëheqje pasi kryetari Përparim Rama s’i ka përmbushur premtimet që ia ka dhënë në lidhje me drejtorinë që ai ka udhëhequr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vend të tij është emëruar Gëzim Kastrati, që ka qenë i punësuar si arkitekt në kompaninë “Devolli Coperation”.
Në vendim, Komuna e Prishtinës ka thënë se ka liruar nga detyra Murselin.
Drejtorinë e Transformimit nuk e njeh si drejtori as MAPL e as MF. Kryetari Rama nuk e ka futur fare në listën e buxhetit për vitin 2025, si rrjedhojë kjo drejtori nuk do të ketë buxhet fare për vitin e ardhshëm, siç nuk ka pasur as në vitin 2024.