Avokati Arbër Jashari ka thënë se trupit gjykues në Hagë nuk do t’i duhen 90 ditë për të marrë vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pasi sipas tij tashmë ata e kanë krijuar bindjen se si do të duket i gjithë aktgjykimi.
Jashari në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka thënë se problem do të mund të jenë vetëm çështjet teknike pasi është një aktakuzë voluminoze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk besoj që trupi gjykues do e presë as 90-ditëshin e parë për të marrë çfarëdo vendimi sepse tashmë ky proces është stërzgjatë përtej çdo standardi. Jam i bindur që trupi gjykues tashmë veçse e ka krijuar bindjen. Problemi mund të jetë administrimi sepse është aktakuzë voluminoze, duhet të vendoset për secilën pikë të aktakuzës. Teknikisht është vështirë e administrueshme çka trupit gjykues mund t’i marrë kohë. Në aspektin e bindjes mendoj se ata se veç e kanë krijuar një bindje dhe e kanë krijuar një ide se si do të duket ky aktgjykim”, ka thënë Jashari.
Sipas avokatit Jashari, me propozimin që t’iu shqiptohen nga 45 vjet burgim secilit nga katër ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria Speciale e Hagës ka dashur vetëm të tregojë që po e mbrojnë aktakuzën që e ka ngritur.
Jashari thekson se kjo është një lojë psikologjike për trupin gjykues.
“Prokuroria ka dashur t’i tregojë Gjykatës se janë shumë serioz në mbrojtjen e aktakuzës së tyre dhe janë shumë të bindur për fajësinë e të pandehurve në këtë rast ish-krerët e UÇK-së. Më shumë është lojë psikologjike që të kërkohet shumë që të paktën të nxirret diçka nga ky proces. Prokuroritë gjithmonë kërkojnë maksimumin dhe rrallëherë një prokuror tërhiqet. Edhe atëherë kur fare nuk ka prova në seancën e fundit, prokurori do të bëjë sikur është i bindur dhe sikur është e provuar përtej dyshimit të bazuar”, ka thënë Jashari.
I pyetur nëse ka ndikim në vendimin e trupit gjykues protesta prej mijëra qytetarësh gjatë ditës së djeshme, Jashari potencoi se ata jetojnë jashtë realitetit të Kosovës porse protestat janë të rëndësishme që t’iu tregohet ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë se populli nuk i ka braktisur.
“Nuk besoj se ata do të ndikohen nga protesta e djeshme, as nga çfarë flasim në studio televizive apo çka i kritikojmë sepse janë gjyqtarë profesionistë, jetojnë në një vend evropian, nuk kanë lidhje emocionale me Kosovën dhe realitetin këtu, thjesht janë ‘out’ këtij realiteti dhe mendoj që do të bazohen vetëm në standarde juridike sepse në to duhet të mbështeten. Mirëpo protestat janë të rëndësishme t’iu tregohet krerëve të UÇK-së që populli nuk i ka braktisur, shteti nuk i ka braktisur dhe se dënimi i tyre eventual është cenim i vlerave tona kombëtare apo siç po thuhet se është një tendencë për t’u barazuar agresori me viktimën e deligjitimuar ndërhyrja e NATO-s”, ka thënë Jashari.
VIDEO: