Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jashari: Të tjerë kanë dhënë informata, por s’ishin pjesë e BIA-s, Sheholli e ka aktakuzën më të rëndë

Arber Jashari

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se aktakuza ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh dallon nga rastet e mëparshme të personave që kanë bashkëpunuar apo kanë përcjellë informacione për shërbime të huaja, pasi sipas tij, në këtë rast Sheholli akuzohet se ka qenë pjesë e BIA-s serbe, ndërsa të tjerët vetëm informatorë. 

Të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së, Jashari ka thënë se aktakuza ndaj tij është e strukturuar mirë pasi gjithçka është e ilustruar me fotografi, video e prova konkrete. 

“Deri më tani kemi pasur më shumë persona që kanë punuar, kanë dhënë informata, por nuk kanë qenë pjesëtarë të shërbimit. Ky edhe aktakuzën e ka më të rëndë… Është një aktakuzë mirë e strukturuar, tejkalon standardet që aplikojnë prokuroritë tona, nuk është aktakuza e vetme, me rastin e Banjskës, Prokuroria Speciale thuajse ka arritur një standard edhe më të lartë në përpilimin e aktakuzave. Nga ajo që kam parë, është një material i mirë, gjithçka është e qartë, e ilustruar me foto, video e prova konkrete dhe besoj që kjo aktakuzë kurdo që i nënshtrohet kontrollit gjyqësor, këtë filtër do ta kalojë pa pikë mëdyshje”, ka thënë ai. 

Jashari ka folur edhe për atë që, sipas tij, ka qenë shkaku i nisjes së hetimeve ndaj Shehollit. 

Ai ka deklaruar se bëhet fjalë për një përpjekje të pretenduar të BIA-s serbe, përmes Shehollit, për të ndikuar në procesin zgjedhor në Kosovë dhe për të komprometuar figurën e ish-ministrit Nenad Rashiq.

“Sebep për këtë hetim është bërë përpjekja e BIA-s përmes z.Shehollit të ndikojë në procesin zgjedhor duke komprometuar figurën e ish-ministrit Nenad Rashiq. Ai është përcjellë, është vëzhguar, janë përgjuar bisedat dhe prokuroria mund ta vërtetojë që ai ka realizuar kontakte me zyrtarë të lartë serbë. Këto janë provat që e lidhin atë me veprimtari të spiunazhit”, ka shtuar Jashari. 

Edhe Xhafer Shatri: Ja një listë të pathënash deri më tani Arbëri Xhafer Shatri: Ja një listë të pathënash deri më tani

Avokati Jashari e ka cilësuar veprën për të cilën dyshohet Sheholli si çështje që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Kjo vepër penale lidhet drejtpërdrejt me rrezikimin e sigurisë kombëtare dhe luftimi i kësaj vepre duhet të jetë një prej prioriteteve sepse lidhet direkt me sigurinë e shtetit”, ka theksuar ai.