Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, me të cilin ka biseduar rreth situatës së krijuar si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me Kurtin janë marrë vesh për unitet, pa dallime, në mënyrë që të dilet më lehtë nga gjendja e krijuar me Covid-19.
“Me Kryeministrin Kurti biseduam shumë gjera që po na preokupojnë rreth pandemisë COVID-19, po ashtu u dakorduam që të kemi unitet mes vete, pa dallime, në mënyrë që të dalim sa më lehtë nga kjo gjendje në të cilën jemi”, ka thënë Jashari.
Ai shtoi se gjatë këtij takimi u është bërë thirrje qytetarëve për respektim të këshillave të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe të institucioneve të tjera.
-
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time gjatë fushatës vitin e kaluar
-
Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur në momentin e duhur
-
Kurti nga Skenderaj: Pabarazitë me ish-komandantin, që kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e luftës
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin