Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Janjiq: Quinti mund të caktojë përmbajtjen dhe kohëzgjatjen e bisedimeve Kosovë- Serbi

Përfaqësuesit e SHBA-s, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Washington po zhvillojnë konsultime rreth fazës së fundit të negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë që do të duhej të rezultonin me një marrëveshje të nënshkruar, transmeton Koha.net.

Në konsultime marrin pjesë drejtorët politikë të katërshes evropiane të ngarkuar për Ballkanin si dhe zyrtari amerikan nga Departamenti i Shtetit.

Siç thekson Dushan Janjiq, analist politik , këto bisedime të vendeve të Quintit janë pjesë praktike dhe nuk kanë të bëjnë gjithmonë me Kosovën, porse tani kanë rëndësi të veçantë sepse po afrohet faza e fundit dhe me këtë edhe epilogu i dialogut ndërmjet dy palëve.

“Marrë para sysh se po afrohet faza finale e dialogut Serbi – Kosovë, e cila do të mbahet në nivelin më të lartë, përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme të Perëndimit do ta konfirmojnë qëndrimin e përbashkët rreth kufijve në të cilët do të zhvillohen ato bisedimeve”, citon "blic" të ketë thënë Janjiq .

Kur bëhet fjalë se çfarë mund të përmbajë plani i tyre për të ardhmen e Kosovës, Janjiq është i sigurt se këto shtete nuk do ta pranojnë ndarjen e Kosovës për të cilën në opinionin serb flitet shpesh.

Edhe Janjiq: Vendet e Quintit nuk duan lojë të gjatë politike rreth Kosovës Arbëri Janjiq: Vendet e Quintit nuk duan lojë të gjatë politike rreth Kosovës

Megjithatë, fakti se takimi i fundit është mbajtur në Washington, për Janjiqin është indikativ, sepse, thotë ai, kjo shumë rrallë ndodh.

“Ndosha SHBA-ja do të ketë pjesëmarrjen më të madhe në bisedimet e ardhshme. Besoj se bisedohet edhe për formatin e dialogut, përkatësisht se kush, krahas ndërmjetësimit të Federica Mogherinit, do të jetë vëzhgues si dhe për afatet kur bisedimet duhet të përfundojnë”, përfundon Janjiq.