Lipjan, 15 mars –Ministria e Shëndetësisë para pak ditësh ia ka dhuruar një autoambulancë Qendrës së Mjekësisë Familjare në Janjevë të Lipjanit, por ajo është ridestinuar nga Komuna për menaxhim në QKMF me arsyetim se në QMF e Janjevës nuk ka staf të mjaftueshëm teknik e mjekësor.
Sidoqoftë, këtë autoambulancë, Ministria e Shëndetësisë e ka dedikuar kryesisht për banorët e komuniteteve të ndryshme në Janjevë, mirëpo kjo çështje tashmë është shpërfillur nga Komuna. Ndërkohë banorët e Janjevës dhe opozita kanë akuzuar Komunën, pikërisht Drejtorinë komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për veprime të jashtëligjshme derisa kanë ridestinuar donacionin, të cilin ua ka dhuruar ministri Uran Ismaili (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
MSH-ja e bën Janjevën me autoambulancë
-
Pas vdekjes së 56-vjeçarit në Lipjan, asamblistët e VV-së thirrin seancë të jashtëzakonshme
-
Shërbimi i urgjencës në Gjilan bëhet me dy autoambulanca të reja
-
QKMF e Malishevës pajiset me dy autoambulanca të reja
-
Funksionalizohet shërbimi për pacientë me gjendje të rëndë shëndetësore në Lipjan