Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, për të cilën thonë se është e rëndë.
Kjo gjendje, sipas tyre, kulmoi dje me ngjarjen e dhimbshme të vdekjes së një qytetari, për të cilin thotë nuk iu ofrua shërbimi mjekësor si pasojë e mosfunksionimit të pajisjeve vitale për raste të tilla.
“Ky nuk ishte rasti i vetëm kur qytetarët kthehen mbrapshtë me arsyetime të tilla të mosfunksionimit të pajisjeve. Drejtoria për Shëndetësi duhet të jap sqarim e përgjegjësinë që i takon përballë qytetarëve. Shëndetësia mbetet sfera më vitale, por fatkeqësisht komuna e Lipjanit vazhdon të përballet me probleme sistematike”, thuhet në reagimin e tyre.
Kjo gjendje sipas VV-së duhet të ndalet, ndërsa ekzekutivi duhet të dalë nga kjo gjendje komoditeti, ndërsa keqmenaxhimi i QKMF-së nuk mund të tolerohet më tutje.
“Drejtori aktual duhet të marrë përgjegjësinë, e qytetarëve duhet të iu sigurohen shërbime shëndetësore”, thuhet tutje nga VV-ja.
SEANCË TË JASHTËZAKONSHME PËR GJENDJEN NË QKMF NË LIPJAN Gjendja në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Lipjan...
Posted by Lëvizja Vetëvendosje - Lipjan on Sunday, February 6, 2022
-
Opozita në Lipjan kërkon përgjegjësi institucionale për vdekjen e 56-vjeçarit
-
Nisin hetimet për vdekjen e 56-vjeçarit në Lipjan
-
Vdekja e 56-vjeçarit në Lipjan, opozita akuzon pushtetin për dështim
-
56-vjeçari në Lipjan dyshohet se vdiq për shkak të mungesës së shërbimeve mjekësore
-
Dy versione rreth një rasti vdekjeje në Gjilan, Policia nis hetimet