Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Funksionalizohet shërbimi për pacientë me gjendje të rëndë shëndetësore në Lipjan

Komuna e Lipjanit me buxhet vetjak në vlerë prej 52 mijë e 500 eurosh ka furnizuar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare me një autoambulancë dhe me një auto-kombi, me qëllim të funksionalizimit të ekipit të patronazhit apo kujdesit paliativ për pacientët me sëmundje të rënda.

Këto shërbime do t’i marrin të gjithë pacientët që për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nuk kanë mundur të udhëtojnë deri në QKMF të Lipjanit. Ky shërbim është ndërprerë disa vjet më parë për shkak të mungesës së autoambulancës, ndërkohë është kërkuar disa herë edhe nëpërmjet mbledhjeve të KK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vlora Limani-Hajnuni, që nga viti i kaluar e ka planifikuar një investim të tillë, ndërkohë ka kërkuar nga qytetarët që kanë nevojë për shërbime të tilla të lajmërohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)