Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se në propozim-vendimi i Kryesisë së Kuvendit për formimin e komisioneve parlamentare, rezulton se nuk figuron askund fjala “punë” në emërtimet e komisioneve.
Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet ta plotësojë emërtimin e ndonjërit prej komisioneve parlamentare, që të reflektohet qartë fusha e punës në përputhje me strukturën e Qeverisë së miratuar.
Kuvendi i Kosovës ka rikthyer Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlera të luftës çlirimtare, duke e emëruar Andin Hoti ministër.
“Ajo që vërehet në propozim-vendimin e Kryesisë së Kuvendit për formimin e komisioneve parlamentare, rezulton se askund nuk figuron fjala ‘punë’ në emërtimet e komisioneve parlamentare, as si komision i veçantë dhe as si pjesë e ndonjë komisioni funksional. Për këtë arsye, Kuvendi i Kosovës sonte duhet të plotësojë emërtimin e njërit nga komisionet parlamentare, në mënyrë që të reflektohet qartë edhe fusha e punës, në përputhje me strukturën e Qeverisë së miratuar”, ka shkruar Jakaj në Facebook.
Sonte mblidhet Kuvendi i Kosovës në seancë ku një nga pikat është formimi i komisioneve parlamentare.
-
Jakaj: Funksionalizimi i komisioneve parlamentare duhet të ndodhë vetëm pas formimit të qeverisë
-
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti paralajmëron tërheqje licencash e masa disiplinore
-
Hoti për ekspozitën në shesh: Unë nuk mund ta rrah Shkelzen Gashin
-
Kuvendi u rikthehet punimeve, Kryesia mblidhet të hënën për caktim seance
-
Qeverisë i bëhet thirrje “t’iu grahë punëve”, përballë mundësisë së shkuarjes në zgjedhje