Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Bakir Izetbegoviq ka hedhur poshtë thëniet e ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivice Daçiq se statusi i entitetit ë B e HE-së, Republika Serbe, është i ndërlidhur me pozitën e Kosovës, transmeton Koha.net.
“Kot përpiqet Daçiqi, nxënësi i Milosheviqit, të tërheqë paralele, ka porositur ai”, përcjell al jazeera.
Daçiqi kishte thënë se Republika Serbe është dashur ta shpallte pavarësinë në ditën që këtë e kishte bërë Kosova
"Këto të dyja nuk mund të ndërlidhen assesi. Më kot Daçiq, nxënësi i Millosheviqit, përpiqet të bëjë paralele. Çështja e B e H-së është e zgjidhur“, ka thënë ai.
Ai ka sqaruar se e keqja e udhëhequr nga Milloshviqi e ka goditur Kosovën dhe B e H-në .
-
Izetbegoviq: Kosova e Republika Srpska nuk mund të krahasohen
-
Izetbegoviq: Republika Serbe nuk mund të krahasohet me Kosovën
-
Partia e Izetbegoviqit në Bosnjë i reagon Vuçiqit për Kosovën
-
Komshiq uroi Kosovën për Ditën e Pavarësisë, reagon Dodik
-
Daçiq: Nëse BeH e pranon Kosovën si shtet, s’ka si ta parandalojë pavarësinë e Republikës Serbe