Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, të martën e uroi Kosovën për Ditën e Pavarësisë.
Komshiq në urimin e tij tha se Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova ndajnë prioritetet e përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, përkatësisht anëtarësimin në NATO dhe Bashkim Evropian.
E ndaj këtij urimi ka reaguar anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.
“Urime për shtetin e rrejshëm nga anëtari i rrejshëm i i Presidencës, me një gënjeshtër se e bën këtë në emër të Bosnjë-Hercvegovinës. Një mashtrues dhe manipulues i vogël, nuk mund ndryshe të bëjë pos me provokim. Komshiq demonstroi arritjet e tij kur bëhet fjalë për jetesën e përbashkët në Bosnjë-Hercegovinë”, ka thënë Dodik për “Srna”.
-
Komshiq e uron Osmanin për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
-
Dodiku merr mesazh kërcënues nga anëtari tjetër i Presidencës së Bosnjës
-
Dodiku u bën thirrje serbëve ta mbrojnë Republikën Sërpska
-
Dodik kërkon ndihmë nga Trumpi: Mos e lejo NATO-n të ndërhyjë në Bosnjë
-
SHBA-ja, BE-ja e Britania i përgjigjen Dodikut, thonë se ndarja e Bosnjës s’është e mundur