Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partia e Izetbegoviqit në Bosnjë i reagon Vuçiqit për Kosovën

Partia ndër më të mëdhatë në Bosnjë-Hercegovinë nga komuniteti boshnjak, SDA, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për krahasimin që ky i fundit ka bërë, shkruan gazeta “Oslobodjenje” të hënën.

Të dielën, Vuçiqi tha se boshnjakët e kanë pranuar Kosovën dhe se pse tash po kërkohet ai të mos e njoh si shtet Republika Srpskan, entitet në Bosnjë.

SDA-ja që udhëhiqet nga Bakir Izetbegoviq, i biri i Alija Izetbegoviqit, kryetarit të parë të Bosnjës së pavarur, ka thënë se e përbashkëta e vetme e Kosovës dhe Republika Srpskas janë krimet serbe.

“Vuçiqi e di se popujt nuk i njohin shtetet, por shteti shtetin, sikurse që e di se në aspektin juridik ndërkombëtar, Kosova e Republika Srpska nuk mund të krahasohen. E vetmja lidhje mes Kosovës dhe Republika Srpskas janë krimet serbe”, thuhet në deklaratën e SDA-së.

SDA-ja aktualisht është në opozitë.