Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, të premten është takuar me përfaqësues të Task-forcës britanike të KFOR-it në Kosovë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë në këtë takim është biseduar për nevojën e koordinimit në mes të institucioneve të sigurisë në vend, për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimit të takimeve të përbashkëta për funksionimin, punën dhe angazhimin e institucionit të Prokurorisë Speciale.
“Përfaqësuesit e Task-forcës britanike të KFOR-it, kanë shprehur gatishmërinë për të siguruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët, ndërkohë që po vazhdojnë të monitorojmë nga afër situatën e sigurisë, si dhe kanë ofruar bashkëpunim me Prokurorinë Speciale”, thuhet në njoftim.
Kryeprokurori Isufaj, citohet të ketë theksuar përkushtimin për të koordinuar veprimet institucionale që garantojnë sundimin e rendit dhe ligjit.
-
Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët për forcimin e gatishmërisë operacionale
-
Ulutash pret në takim Jasharin, flasin për situatën e sigurisë
-
Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë për sigurinë
-
Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë për aktivitete të përbashkëta, përfshirë veriun
-
Isufaj e Dumani dakordohen për ta thelluar bashkëpunimin në sundimin e ligjit