Arbëri

Isufaj i përgjigjet Kurtit: S’është çështje e jotja ngritja e aktakuzave

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se nuk është çështje e kryeministrit se kur ngritën aktakuzat e kur pushojnë hetimet.

Isufaj të premten mbajti konferencën e fundvitit, ku u pyet për komentet e Kurtit, i cili ka deklaruar se sistemi i drejtësisë përkundër informatave dhe fakteve s’ka ngritur ende asnjë aktakuzë për sulmin terroristë në Banjskë. Në sulmin paramilimtar serb në Banjskë më 24 shtator, mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. 

“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë kurrkush kur duhet të ngrisim aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet”, ka thënë Isufaj.

Blerim Isufaj është i nominuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit, por deri tash ka pasur përplasje të vazhdueshme me liderët shtetërorë. Presidentja Vjosa Osmani ka refuzuar dekretimin e tij.

LEXO EDHE:


Isufaj: Kam dhënë pëlqim për heqjen e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqitit, arsyet s'mund t'i bëjë publike

Isufaj ka pranuar se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit, por ka thënë se s’mund t’i bëjë publike arsyet për shkak të hetimeve. Ai ka thënë se urdhërarresti pastaj është rikthyer dhe po vazhdojnë hetimet.

“Unë e kam dhënë pëlqimin. Arsyet nuk mund t’i bëj publike. Këto janë çështje të ndjeshme, janë çështje të hetimit. Sa i përket udhërarrestit ndaj Radoiçiçit, ai është komplet çështje e brendshme e Prokurorisë, të jeni të sigurt se ne nuk mund të ndajmë shumë detaje për rastet që ne i trajtojmë. Ai s’ka qenë kurrë në paraburgim. Është tërhequr për një kohë urdhërarresti, i cili në ndërkohë iu ka rikthyer”, ka shtuar ai.

Isufaj ka komentuar edhe deklaratat e ish-prokurorit special, Sylë Hoxha, i cili kishte thënë se ka pasur njerëz që i kanë çuar fjalë për të tërhequr urdhërarrestin ndaj Radojiçiqit.

“Pyetne atë, pse ai s’ka ndërmarrë. Këtë informacion e kam marr prej mediave. Kurrë s’ma ka thënë mua. Secili që ka mundur t’i thotë diçka ka mundur ta arrestojë”, ka shtuar Isufaj, transmeton EO.

Më 19 shkurt 2021, Prokuroria Speciale kishte kërkuar revokimin e urdhërarrestit ndaj Radocicit ndërsa gjykata e kishte aprovuar këtë kërkesë më 23 shkurt 2021. Urdhërarresti ishte lëshuar në gusht të 2020-ës nën dyshimin se Radoiçiç ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal lidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.