Arbëri

Presidenca për procesin e Kryeprokurorit: Presim nga KPK-ja t’i adresojë shkeljet procedurale

 

Presidenca e Republikës së Kosovës, pavarësisht dërgimit të emrit të Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit, nuk do të ndërmarrë asnjë veprim, por pret që Këshilli Prokurorial i Kosovës, të adresojë shkeljet procedurale në një proces të ri për Kryeprokuror.

“Të gjitha çështjet janë trajtuar në letrën/njoftimin e Presidentes, të datës 17 tetor. Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale të përmendura në atë letër, në një proces të ri”, thuhet në një përgjigje me shkrim për “Betimi për Drejtësi”, nga zëdhënësi i Presidentes, Bekim Kupina.