Ish-kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të këtij Këshilli për t’u bërë pjesë e garës për Kryeprokuror Special.
Pak ditë para se Këshillit Prokurorial i Kosovës i duhet të hap konkursin për Kryeprokur të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka dhënë dorëheqje. Dorëheqja e tij sipas burimeve të gazetës është bërë për t’i paraprirë pjesëmarrjes në garë për kryeprokuror. Kjo pasi që prokuroret që janë pjesë e KPK nuk kanë të drejtë të jenë pjesë e garës.
Kryeprokurori Special, Reshat Millaku pensionohet në muajin prill. Gazeta ka biseduar me ish-anëtarin e KPK-së, Blerim Isufaj. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëhet pjesë e garës për kryeprokuror, por ka thënë se ende nuk ka vendosur.
“Dorëheqja është për arsye personale. Sa për garën për kryeprokuror ende nuk kam vendosur”, ka thënë ai.
Isufaj ishte përmendur në letrën e ish- prokurorit, Elez Blakaj i cili kishte thënë se Isufaj ka tentuar të ndikojë në hetimin në rastin ‘Veteranet’ konkretisht sipas Blakajt ndikimin Isufaj kishte tentuar ta bëjë për tashmë të akuzuarin, ministrin Rrustem Berisha.
-
Shpallet konkursi për prokuror të Prokurorisë Speciale
-
Blerim Isufaj ankohet në Supreme për shkarkim nga detyra e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale
-
Shkarkohet Blerim Isufaj
-
Blerim Isufaj edhe për një mandat në krye të Prokurorisë Speciale
-
Kallëzim penal kundër Kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj