Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e 238-të, të mbajtur të hënën ka rizgjedhur prokurorin Blerim Isufaj kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Këshilli me 9 vota për dhe 1 kundër ka zgjedhur Blerim Isufaj për Kryeprokuror të PSRK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMandati i tij është 4 vjeçar dhe fillon nga 1 janari 2024.
Rizgjedhja e Isufajt në këtë pozitë erdhi pasi nga Komisioni Vlerësues ishte renditur si kandidati me më së shumti pikë të mbledhura dhe i njëjti i ishte rekomanduar KPK-së për votim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndaj vlerësimit të Panelit Vlerësues, kundërshtime kanë paraqitur kundërkandidatët e Isufajt, prokurorët Naim Abazi dhe Atdhe Dema, por që kundërshtimet e tyre ishin refuzuar nga Komisioni për Rishqyrtim./betimipërdrejtësi