Agjencia Kundër Korrupsionit ka parashtruar kallëzim penal kundër Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, për veprën penale raportimi i rremë i pasurisë, ka konfirmuar Agjencia Kundër Korrupsion përmes një përgjigje me shkrim.
“Agjencia kundër Korrupsionit ka përcjell kallëzim penal kundër Blerim Isufaj, vepra penale nga neni 430 paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës, me datë 15.02.2022 në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.
I kontaktuar, Kryeprokurori Blerim Isufaj nuk ka pranuar të komentojë kallëzimin penal të ngritur kundër tij.
“Le t’i kallëzon krejt Agjencia, unë s’kam nevojë me komentu”, ka qenë përgjigjja e shkurtë e Isufajt.
Këshilli Prokurorial i Kosovës më 15 shkurt 2022, ka miratuar listën e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, në të cilën është edhe Blerim Isufaj, aktualisht Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale. Ai ishte edhe kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. /BetimipërDrejtësi
-
Blerim Isufaj edhe për një mandat në krye të Prokurorisë Speciale
-
KPK-ja konfirmon pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit
-
Pesë kandidatë synojnë pozitën e kryeprokurorit të Shtetit, mes tyre s’është Isufaj
-
Gjykata refuzon kërkesën e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
-
Kryeprokurori Isufaj thotë se s'i komenton akuzat e Kurtit: Janë të pavërteta