Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale po vazhdojnë të dërgojnë ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së, ndërsa është njoftuar se tashmë do të nisë edhe ngritja e aktakuzave nga Prokuroria Speciale.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati ka njoftuar se sot ka ardhur edhe një ftesë, për ish-luftëtarin e UÇK-së, Afrim Basha.
Basha është nga Suhareka dhe Gucati beson se edhe ai do të dalë faqebardhë nga kjo Gjykatë.
“Sot mora lajmin që luftëtari i lirisë së UÇK-së z. Afrim Basha nga Suhareka është thirrur nga gjykata speciale , dhe do të dali faqebardhë si të gjithë luftëtarët e drejtë të UÇK-së”, shkruan Gucati në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-luftëtari Shemsedin Thaqi ftohet nga Specialja
-
Specialja fton edhe një veteran të UÇK-së për intervistim
-
Gjykata Speciale ka ftuar edhe ish-pjesëtarin e UÇK-së, Shefqet Buçaj
-
OVL e UÇK-së kërkon që Basha të shkarkohet shkaku i artikullit, paralajmëron edhe masa të tjera
-
Shefqet Bylykbashi ftohet nga Specialja