Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata Speciale ka ftuar edhe ish-pjesëtarin e UÇK-së, Shefqet Buçaj

Foto: Koha

Njoftohet se Gjykata Speciale ka ftuar edhe ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Buçajn.

Lajmin se Buçaj ka marrë ftesë nga Specialja e ka bërë publik kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Hysni Gucati.

Postimi i Gucatit:

“Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Shefqet Buçaj, nga Zona e Pashtrikut. Edhe ky, si gjithë të tjerët, do të dalin fitimtarë”.