Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-luftëtari Shemsedin Thaqi ftohet nga Specialja

Ish-luftëtari i UÇK-së, Shemsedin Thaqi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Thaqi ishte luftëtar i zoti dhe do të dalë i pafajshëm.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shemsedin Thaqi, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Shemsedini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkruar ai.

Ditëve të fundit nga Gjykata Speciale janë ftuar edhe ish-pjesëtar të tjerë të UÇK-së. Në mesin e tyre është edhe deputeti Haxhi Shala.

Artikuj të ngjashëm