Besim Ymeri, ish-udhëheqës i Njësisë për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, që është dorëhequr nga kjo pozitë muajin e shkuar, ka dhenë arsyet që çuan në largimin e tij. Ai ka thënë se e ka pasur të pamundur ta zhvillonte punën, duke shtuar se monitorimi i ndërmarrjeve publike është i vështirë në Kosovë. Sipas tij, Korporata Energjetike e Kosovës është ndërmarrja më problematike.
Duke thënë se roli i Njësisë që ka udhëhequr është i përkufizuar në rol të aksionarit dhe monitoruesit, dhe në atë të ndihmës, Ymeri ka deklaruar se ushtrimi i detyrës ka qenë shumë i vështirë. Sipas tij, në mënyrë specifike dorëheqja ka të bëjë me KEK-un.
“KEK-u prej krejt ndërmarrjeve është specifik. Si për nga buxheti, i ka 200 milionë, kontrata të panumërta. Ndikim jashtëzakonisht ekonomik dhe politik. Menjëherë jam ballafaquar me arrogancë, te menaxhmenti. Mentalitet arrogant se kjo është e jona dhe përse po përziheni ju. Te të gjitha ndërmarrjet, por aty me disa individë, e te KEK-u mentalitet institucional. Klanizimi problem i përhershëm”, ka thënë ai në "Interaktiv" të premten, duke shtuar se monitorimi i çështjes së ndihmës së ndarë nga Qeveria për krizën energjetike ka qenë çështja që ka shtuar përplasjet dhe problemet në monitorim të kësaj ndërmarrje.
Ai ka thënë se në KEK më shumë është interesi në eurot sesa që ka klane partiake. Ka shtuar se kryeshefi i ndërmarrjes ia kishte ndaluar vizitën dhe kjo kishte qenë ndër arsyet kryesore që e kishte vështirësuar monitorimin e ndërmarrjes.
-
Ymeri: KEK-u, ndërmarrja më problematike
-
Ymeri jep dorëheqje nga Njësia për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike
-
Vlerësohet se ndërmarrjeve publike në Kosovë u mungon ristrukturimi
-
Haxhimusa: Është shantazh ajo që po bëhet me furnizimin me energjinë elektrike
-
Ymeri reagon pas padisë nga KEK-u: Kurti po më përndjek politikisht