Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ymeri jep dorëheqje nga Njësia për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike

Besim Ymeri ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e Njësisë për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.

Vetë Ymeri ka thënë se e ka pasur të pamundur të ushtrojë këtë funksion.

“Dorëheqja ime është efektive prej 1 prillit dhe ka ardhur si pasojë e pamundësisë së ushtrimit të detyrës sime si udhëheqës i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike”, ka thënë ai në një përgjigje për KOHËN, duke mos dhënë detaje.

Detyrën Ymeri e kishte marrë para 11 muajsh. Ai i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në shtator të 2019-s.

Njësia për mbikëqyrje të ndërmarrjeve publike ka për detyrë t’i përgatisë raporte ministrit për çështjet e ndërmarrjeve publike qendrore. Ajo merr pjesë në takimet e bordit të ndërmarrjeve publike në cilësinë e vëzhguesit e aksionarit dhe është strukturë në nivel të njëjtë me Departamentet ministrore.