Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, ka bërë kërkesë që të shfuqizohet vendimi për pezullimin e tij nga detyra dhe kërkesë për kthimin në vendin e punës.
Avokati i tij ka paraqitur arsyet ligjore për të mbështetur kërkesën. Sipas tij, për shkak të aktgjykimit lirues dhe përfundimit të procedurës penale ndaj Tolajt, “rezulton se kushtet për shfuqizimin e vendimit për pezullim nga puna dhe kthimin në vendin e punës janë përmbushur plotësisht”.
Tolaj ishte emëruar sekretar në vitin 2007 dhe më 2008 sërish kryeministri pati marrë vendim për ndërprerjen e punës në pozitën e sekretarit.
Në vitin 2012, MSH-ja e ka pezulluar nga detyra deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente. Vendimi për pezullim u bë për shkak të ngritjes së aktakuzës me dyshimin se kishte kryer vepër penale.
Dhe më 2021, Gjykata Themelore e Prishtinë mori aktgjykimit sipas të cilit e liroi Tolajn nga akuza për keqpërdorim të pozitës.
Edhe
Parashkrimi ia kthen Ministrisë së Shëndetësisë ish të akuzuarit për korrupsion
Më 2022, Gjykata e Apelit mori aktgjykimin që ndryshoi atë të Gjykatës së shkallës së parë dhe refuzoi akuzën kundër Tolajt, për shkak të parashkrimit.