Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gecaj caktohet ushtrues detyre i sekretarit në Ministrinë e Shëndetësisë

Ministria e Shendetesise

Jahë Gecaj është caktuar ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë bërë të ditur nga zyra për informim e kësaj ministrie.

Vendimi për Gecajn është marrë nga zëvendësministri.

Gecaj është drejtor i Departamentit për Administratë dhe Shërbime të Përgjithshme.

“Po, dje, me vendim të Zëvendësministrit, është caktuar Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. Deri në një vendim tjetër, Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë do të jetë z. Jahe Gecaj, Drejtor i Departamentit për Administratë dhe Shërbime të Përgjithshme”, thuhet në përgjigje.

Sekretar deri tash ka qenë Naim Bardiqi.

Edhe Kurti emëron 27 zëvendësministra, Zulfaj sërish kryenegociator Arbëri Kurti emëron 27 zëvendësministra, Zulfaj sërish kryenegociator

Pozita e sekretarit është më e larta në organizimin e brendshëm të ministrive. Ai është nëpunësi më i lartë civil i ministrisë dhe përgjegjës për drejtimin e të gjithë veprimtarisë administrativo-profesionale të sistemit ministror.

I raporton dhe i përgjigjet direkt ministrit.