Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i ka kërkuar Shefit të Shtabit të Ushtrisë, Randy George, të largohet nga posti i tij, sipas CBS Neës.
Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, ka thënë se George “do të dalë në pension nga pozita e tij si Shefi i 41-të i Shtabit të Ushtrisë, me efekt të menjëhershëm”.
Zakonisht, shefi i ushtrisë shërben për një mandat katërvjeçar. George u nominua për këtë rol në vitin 2023 nga ish-presidenti Joe Biden.
Ky ndryshim i fundit vjen pasi presidenti Donald Trump deklaroi në një fjalim drejtuar amerikanëve se lufta SHBA-Izrael me Iranin pritet të përfundojë “shumë shpejt”.
George ka shërbyer si oficer këmbësorie në luftën e parë të Gjirit dhe në konfliktet e fundit në Irak dhe Afganistan. Nuk ishte menjëherë e qartë pse atij iu kërkua të largohej.
“Jemi mirënjohës për shërbimin e tij, por ishte koha për një ndryshim në udhëheqjen e ushtrisë”, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes.
Edhe
Ushtria amerikane do të testohet për mungesë testosteroni
Ai do të zëvendësohet nga zëvendësshefi i Shtabit të Ushtrisë, gjenerali Christopher LaNeve, i cili do të bëhet ushtrues detyre i shefit të shtabit, sipas mediave amerikane.
Që nga hyrja në Pentagon, Hegseth ka shkarkuar një numër oficerësh të lartë ushtarakë, përfshirë Shefin e Operacioneve Detare dhe zëvendësshefin e Shtabit të Forcave Ajrore.
-
Shefi i Pentagonit njofton një rishikim 6-mujor të forcave amerikane në Evropë
-
Motivimi i Iranit për armëpushim është shumë i lartë, thotë shefi i Pentagonit
-
Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në luftën e Iranit, thotë shefi i Pentagonit
-
Bota duhet ta falënderojë Trumpin, thotë shefi i Pentagonit