Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka deklaruar të enjten se SHBA-ja po zbaton një armëpushim me një armik që ka degraduar kontrollin mbi forcat e tij ushtarake.
Hegseth ka thënë gjatë një konference për media se ndërsa aftësia e Iranit për të komanduar është degraduar, motivimi i tij për armëpushim është "shumë i lartë".
Ai ka shtuar se deri më tani, milicia Houthi e mbështetur nga Irani në Jemen duket se po qëndron jashtë konfliktit, duke thënë se “ne mendojmë se ky është një vendim i mirë nga ana e tyre".
Hegseth po ashtu ka paralajmërur Iranin të "zgjedhë me mençuri" në negociatat me SHBA-në.
“Ushtria është gati për të vepruar me shtypjen e një butoni”, është shprehur ai.
Edhe
Hegseth: SHBA-ja e gatshme të rivendosë bllokadë të hekurt ndaj Iranit nëse marrëveshja nuk zbatohet
Ai ka shtuar se SHBA-ja do të sigurohet që Irani "kurrë" të mos arrijë një armë bërthamore, dhe kjo sipas tij, mund të bëhet "në mënyrën e mirë" ose "në mënyrën e vështirë".
Sekretari i Mbrojtjes po ashtu i ka thënë Iranit se SHBA-ja po e zbaton bllokadën e porteve të Iranit me "më pak se 10%" të fuqisë së saj detare, duke shtuar se kërcënimi i Iranit për të goditur anijet tregtare është "pirateri" jo kontroll.