Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-kreu i Kuvendit maqedonas refuzon t’ia dorëzojë kabinetin Xhaferit

Kryetari i deritanishëm i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, i cili kryeson me seancën konstitutive të Kuvendit, tha se nuk e njeh zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Në një intervistë për televizionin “Sitel”, televizion ky i afërt me partinë VMRO DPMNE të Nikolla Gruevskit, Veljanovski tha se zgjedhja e Xhaferit është bërë në kundërshtim me rregulloren mbi punën e Kuvendit dhe procedurat tjera ligjore, transmeton REL.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Zgjedhje e tij është bërë në mënyrë kontrabanduese, duke mos respektuar rregullat kuvendore. Nuk dihet as pjesëmarrja e deputetëve në votim. Procedura u zhvillua pas mbylljes së seancës. Nuk kishte as transmetim televiziv në kanalin kuvendor. Vendimi nuk mund të kalojë as në gazetë zyrtare që është kusht për zyrtarizimin e tij. Kështu që gjithçka që ka ndodhur është jolegjtime”, ka deklaruar Veljanovski, duke përjashtuar çdo mundësi që t’ia dorëzojë kabinetin kryetarit të ri.