Një numër i deputetëve i kanë pamundësuar qasjen në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, kryetarit të ri Talat Xhaferri. Ata përmes një mburoje të gjallë kanë pamundësuar Xhaferin që të hyjë në zyrat e kryetarit të kuvendit. Ndërkohë që nga BDI-ja, nuk demantojnë por as konfirmojnë lajmin, megjithatë theksojnë se kryetari i ri i Kuvendit funksionin mund ta kryej edhe nga zyra që ka pasur deri më tani.
Ndërkohë deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social Facebook së bashku me deputetët e tjerë, liderin e partisë së tij Nikolla Gruevski dhe ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski, të gjithë të ulur në kabinetin që i takon kreut të Kuvendit, ka numëruar masat që do të ndërmerren dhe pozicionet e partisë.
Deputetët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” sot në Kuvend i riafirmojnë pozicionet si vijon:
*Çdo deputet ka mandate dhe detyrë të respektojë dhe të mbrojë Rregulloren e Kuvendit, Ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë
*Asnjë ambicie politike të cilido politikan apo parti politike, asnjë Platformë e vulosur në shtet të huaj, nuk e jep të drejtën e shkeljes së procedurës që parasheh Rregullorja si pjesë e demokracisë në Kuvend.
Edhe
VMRO bllokon punën e Kuvendit, nuk lejon votimin e zëvendësministrave
*Tentimi për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit përmes shkeljes së Rregullores dhe Ligjeve është joligjor dhe asnjë presion politik nuk mund ta mbulojë këtë
*Kundër deputetëve Muhiq dhe Misovski, të cilët ndërmorën veprime që janë në kundërshtim me Rregulloren dhe shkaktuan dhunë politike, do të ngremë padi penale deri të organet kompetente
*Maqedonisë në këto moment të vështira dhe shumë të ndjeshme nuk i duhet kryetar jolegal i Kuvendit, Qeveri jolegale dhe shkaktimi i precedencave të rënda politike me formimin e institucioneve paralele, në kundërshtim me Kushtetutën, të cilat mund të shkaktojnë pasoja të rënda dhe të papërmirësueshme.
*Platforma e Tiranës nuk është më e rëndësishme se Rregullorja e Kuvendit, Ligjet dhe Kushtetuta e Maqedonisë
*Deputetët në Kuvend kanë mandate nga qytetarët, qytetarët janë bartësit e sovranitetit të Republikës së Maqedonisë dhe qëndrimi i tyre është më i rëndësishmi, pavarësisht nëse është dhënë në zgjedhje ose në protesta demokratike
*As dhuna politike, e as dhuna fizike në Kuvend nuk janë për t’u arsyetuar, e as për shkak të individëve të caktuar dikush nuk ka të drejtë që të gjithë popullin paqedashës ta quajë terrorist.
Edhe
Velanovski ia dorëzon kabinetin e kryeparlamentarit Talat Xhaferit
Nga ana tjetër deputeti i BDI-së, Artan Grubi, thotë se: Në Kuvend deputetët e shumicës parlamentare bashkë me Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferri janë duke kryer obligimet e tyre administrative të punës.
Grubi thotë se z. Xhaferi i dha udhëzimet e nevojshme administrative në atmosferë normale pune.