Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët e VMRO-së pengojnë Xhaferin të hyjë në Kuvend

Jo zyrtarisht mësohet se një numër i deputetëve ia kanë pamundësuar kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferit qasjen në kabinetin e tij.

Ata, përmes një mburoje të gjallë, ia kanë pamundësuar Xhaferit që të hyjë në zyrat e kryetarit të Kuvendit, raporton Alsat-M.

Ndërkohë që nga BDI-ja nuk demantojnë por as konfirmojnë lajmin, megjithatë theksojnë se kryetari i ri i Kuvendit funksionin mund ta kryejë edhe nga zyra që ka pasur deri më tani.