Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk ka arritur t’i heqë imunitetin, deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, për të cilin gjykata penale e Shkupit ka kërkuar masën e paraburgimit lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill 2017.
Seanca është mbajtur të dielën në orën 21.30, por para mesnatës ajo është ndërprerë nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për shkak të tensioneve të ngritura mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe opozitës, e cila kundërshtoi pikën e rendit të ditës meqë për të njëjtën nuk kishte mendim nga komiteti për çështje të mandateve dhe imunitetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se vazhdimin e seancës do ta caktojë në mënyrë plotësuese por pa saktësuar ditën. Në bazë të rregullores mbi punën e Kuvendit dhe kërkesës së gjykatës, votimi duhet të bëhej deri të dielën në mesnatë, transmeton rel.
Deputetët e VMRO-së thanë se kërkesa për heqjen e imunitetin të Trajko Veljanovski, i cili për 10 vjet ka qenë kryetar i Kuvendit, është e motivuar politikisht për burgosjen e përfaqësuesve të opozitës dhe për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga problemet e shumta me të cilat përballen qytetarët.
Por, nga shumica parlamentare thanë se refuzimi i opozitës paraqet dëshmi sipas tyre se “VMRO DPMNE-ja nuk është e interesuar për luftimin sundimin e së drejtës, përkundrazi me veprimet e saj është vendosur në mbrojte të krimit të ish zyrtarëve të saj”.
Trajko Veljanovski dhe katër ish zyrtarë të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe ish kryeministri i arratisur, Nikola Gruevski dyshohen si organizatorë kryesorë të pushtimit të Kuvendit dhe të nxitjes së akteve të dhunës kundër deputetëve të LSDM-së e cila atë kohë ishte në opozitë.
Ata ngarkohen nga prokuroria me veprën penale “rrezikim terrorist i rendit kushtetues”.