Komisioni parlamentar që i interviston kandidatët për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), ka vendosur të përjashtojë kamerat nga procesi i intervistimit, me arsyetimin se kandidatët mund të vihen në siklet.
Komisionin e kryeson Nijazi Isaku, ndërsa anëtarë janë Besim Muzaqi, Fitim Haziri, Valon Ramadani, Valentina Bunjaku, Mergim Lushtaku, Isak Shabani, Albana Bytyqi dhe Fidan Jilta.
Kandidatët që do të intervistohen janë: Luljeta Aliu-Krasniqi, Teuta Hoxha- Morina, Violeta Hyseni-Kelmendi, Veton Kasapolli, Granit Musliu, Jeta Abazi-Gashi, Xhevat Latifi, Sabedin Sinani dhe Tringë Arifi.
Nga nëntë kandidatët, varësisht nga rezultatet, në seancë plenare për votim do të dërgohet gjashtë emra, në mënyrë që në fund të zgjidhen tre prej tyre.
Monitorues të këtij procesi janë Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe AMPEK-u.