Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Klinës ka përfunduar takimet publike me qytetarët e vendbanimeve urbane të Klinës për Hartën Zonale të Planit Zhvillimor të kësaj komune.
Komuna në këto takime ka pritur të dëgjonte zërin e qytetarëve për sfidat, problemet, kufizimet, që kanë në dokumentet ekzistuese të planifikimit, me mundësinë e ndryshimit, plotësimit dhe avancimit të tyre gjatë hartimit të Hartës Zonale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por edhe propozimet, kërkesat, vërejtjet e sugjerimet e qytetarëve për ndonjë ndryshim të mundshëm në planin zhvillimor.
Mirëpo, pavarësisht rëndësisë së këtij procesi, siç tregon drejtori i Urbanizmit, Lorenc Marleku, pjesëmarrja e qytetarëve në këto takime ka qenë jo e kënaqshme.
“Ju kemi bërë qytetarëve thirrje publike për të ardhur sa më shumë në këto takime, por ka pasur pak qytetarët në to. Është dashur të kishte pjesëmarrje të madhe që ata të informoheshin për planifikimet e Komunës, ku kishte paraparë të ndërtonin një rrugë, një ambulancë, një çerdhe, dhe të kishte sugjerime prej tyre. Nuk dua të bëj akuza ndaj pushtetit të kaluar në Klinë, por kam përshtypjen se qytetarët e kanë humbur besimin se mund të arrijnë diçka me debate publike”, thotë Marleku... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Klina e Istogu me harta zonale, Deçani pa plan zhvillimor
-
Në Klinë mbahet debati publik për harta zonale
-
Opozitarët ankohen për vonesa në trajtimin e lëndëve për leje ndërtimore në Prizren
-
Harta Zonale e Komunës së Pejës nuk u krye as sivjet
-
Drejtuesit e Prizrenit thonë se janë afër përmbylljes së procesit për Hartën Zonale 2021-2029