Arbëri

Klina e Istogu me harta zonale, Deçani pa plan zhvillimor

Pas përfundimit dhe miratimit të Planit Zhvillimor Komunal për tetë vjetët e ardhshëm, Komuna e Klinës ka përmbyllur edhe procesin e parë të hartimit të hartës zonale dhe këtë javë ka nisur edhe me fazën e fundit të hartimit të dokumentit final të hartës zonale, që do të zgjasë një muaj.

“Planin Zhvillimor Komunal e kemi kryer dhe është miratuar në kuvend. Sot nisim debatin publik me qytetarë për hartën zonale që zgjat një muaj. Ne jemi komuna e parë që na ka lejuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të hapë debatin për hartën zonale. Qytetarët mund të vijnë edhe në komunë për t’i parë hartat dhe për t’u interesuar për çdo gjë”, thotë drejtori i Urbanizmit në Klinë, Lorenc Marleku.

Kjo drejtori, sipas tij, e ka formuar edhe një komision, i cili do t’i evidentojë të gjitha ankesat dhe sugjerimet e qytetarëve që do të mblidhen gjatë këtij muaji në debatet publike.

“E pasi të përfundojë muaji i debatit, ne si komision do të ulemi dhe do t’i trajtojmë të gjitha ankesat dhe sugjerimet e qytetarëve dhe t’i përfshijmë ato në dokumentin final të hartës zonale, që do të dërgohet pastaj për miratim në Kuvendin Komunal e pastaj edhe në ministri”, tregon Marleku punët që kanë mbetur të kryhen në kuadër të këtij procesi të hartimit të hartës zonale.

 (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)