Komuna e Malishevës, Policia e Kosovës dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, sot pas një takimi të përbashkët të udhëheqësve të tri institucioneve, u kanë bërë apel qytetarëve që të zbatojnë vendimet dhe udhëzimet e IKSHPK dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Krerët e të tri institucioneve në Malishevë, e kanë bërë këtë apel, pasi në ditët e fundit ka pasur disa raste të vdekjeve, ndërsa pjesëmarrja në ceremonitë e varrimit ka qenë në kundërshtim me vendimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, dhe si pasojë mund të kemi përhapje të virusit dhe dalje të situatës jashtë kontrollit.
Për këtë qëllim sot kanë mbajtur një takim të përbashkët, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, kryetari i Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi dhe drejtori i inspektoratit Dibran Kastrati, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë vendimet dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore.
-
Nis identifikimi i personave që kanë pasur kontakt me të infektuarën me koronavirus në Malishevë
-
Policia apelon te qytetarët të respektohet masat anti-COVID
-
AUV-i i asistuar nga policia ka mbyllur 3 lokale në Malishevë për mosrespektim të masave anti-Covid
-
Në Malishevë testimet për koronavirus më nuk bëhen pa terminë paraprakë
-
Në Malishevë, tollovi edhe për testime