Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Malishevë testimet për koronavirus më nuk bëhen pa terminë paraprakë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë u bën thirrje qytetarëve të kësaj komune që të bëjnë terminë për teste rapide.

"Tash e tutje testet rapide Ag Covid-19, në QKMF do të kryhen vetëm me terminë paraprake", ka thënë drejtori i këtij institucioni shëndetësor Dr. Afrim Krasniqi duke u ankuar se ka ngarkesa ekstreme në qendrën e testimit të vendosur në oborrin e QKMF-së.

Po ashtu ai iu bën thirrje edhe qytetarëve të komunave të tjera, që kryerjen e këtyre testeve ta bëjnë nëpër QKMF-të e komunave të tyre.

"Javët e fundit me rritjen e numrit të rasteve pozitive me Cov-19 dhe kërkesave të shtuara të testimeve për udhëtim, numri i kërkesave për testim është rritur në mënyrë të papërballueshme për kapacitetet e QKMF-së. Andaj jemi të detyruar që këto teste t’i kryejmë vetëm me terminë paraprake", ka thënë drejtori Krasniqi për KOHA.

Edhe Shtabi Emergjent Komunal në Malishevë, e ka mbështetur vendimin e QKMF-së rreth terminëve për teste.

Përndryshe, në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona kanë vdekur nga covid-19, janë shëruar 22 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 62 raste të reja.

Edhe Në Malishevë, tollovi edhe për testime Arbëri Në Malishevë, tollovi edhe për testime

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1809 raste, prej tyre 1161 janë shëruar, 54 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë edhe 594 persona.