Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare(QMF) në komunën e Malishevës kanë mungesë të mjekëve të shëndetit parësor.
Drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi ka treguar të mërkurën për KOHËN se në këtë institucion shëndetësor janë të punësuar vetëm 11 mjekë të shëndetit parësor, 3 specialistë të mjekësisë familjare dhe 8 mjekë të përgjithshëm e që sipas tyre, edhe një mjek pritet të punësohet tani.
Drejtori Krasniqi ka tërhequr vëmendjen se Malisheva që llogaritet të ketë 59 mijë banorë sipas kritereve të OBSH-së duhet të ketë 1 mjek të shëndetit parësor në çdo 2 mijë banorë, që do të thotë se ka mungesë të madhe të mjekëve.
"Jemi ekstrem larg plotësimit të nevojave për mjek", ka thënë Krasniqi.
Ai ka bërë me dije se QKMF-ja bën kërkesa të vazhdueshme për më shumë mjek, por është Ministria e Shëndetësisë ajo e cila nuk lejon të tejkalohet numri i përgjithshëm i të punësuarve në QKMF.
Edhe
QKMF-të kërkojnë ndryshimin e U. A. për punësimin e pediatrit, gjinekologut dhe neonatologut
Sipas Krasniqit aktualisht janë 3 mjekë të diplomuar nga Komuna e Malishevës të papunë, të cilët janë paraqitur për punësim.
Drejtori i QKMF-së ka thënë të mërkurën se aktualisht ky institucion shëndetësor ka infermierë të mjaftueshëm, falë një projekti me Caritasin, por kur të përfundojë ky projekt, në janar të vitit tjetër, do të ketë mungesë edhe të këtij profili të stafit shëndetësor.
-
QMF-të në Prishtinë ofruan mbi 3 milionë shërbime shëndetësore, sfidë numri i vogël i personelit dhe barnat
-
Rreth 220 punëtorë të QKMF-së në Ferizaj pa paga që nga korriku
-
Morina: S’ka mjaftueshëm mjekë familjarë për të mbuluar shërbimet
-
45 profesionistë shëndetësorë të QKMF-së në Fushë Kosovë mbesin pa punë