Inspektorati Farmaceutik i Kosovës kërkon nga operatorët ekonomikë që shpërndajnë gaz medicinal në institucionet publike apo private, që gazi që prodhohet dhe shpërndahet të jetë vetëm nga operatorët, të cilët janë të licencuar nga autoriteti kompetent që është Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).
Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se gjatë inspektimeve të kryera, Inspektorati Farmaceutik ka hasur në institucione shëndetësore që janë furnizuar me gaz medicinal nga operatorë ekonomik të pa autorizuar, me ç’rast ka bllokuar dhe ndaluar përdorimin e këtij produkti.
Gazi medicinal i cili është i autorizuar të qarkulloj në Republikën e Kosovës përmes AKPPM-së, duhet të përmbajë banderolën e Republikës së Kosovës, mbishkrimin dhe numrin serik të prodhimit.
Inspektorati Farmaceutik u bën thirrje institucioneve shëndetësore publike apo private që të furnizohen me gaz medicinal vetëm nga operatorët ekonomik të licencuar për shpërndarjen e gazit medicinal nga AKPPM.
-
Dyshohet për shërbime mjekësore pa licencë në Obiliq, autoritetet mbyllin objektin
-
INDEP i kërkon ZRRE-së të sigurojë mbrojtje të konsumatorëve në procesin tarifor
-
Autoritetet me aksion në 15 biznese për shërbime ilegale me botoks
-
Shfuqizohet Rregullorja për organizimin e brendshëm të AKPPM-së
-
Avokati i Popullit i Shqipërisë i kërkon sqarime Qeverisë në Tiranë për mostrajtim falas të pacientëve nga Kosova