Prokuroria dhe Policia e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjerë në rajonin e Prishtinës, për luftimin e shërbimeve ilegale të botoksit.
Aksioni, siç ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, po zhvillohet në 15 lokacione. Aksioni ka për qëllim sekuestrimin e provave që dyshohet se kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me “keqpërdorim të detyrës”, “ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore” dhe “tregti e ndaluar”. Sipas dyshimeve, në këto lokale është ofruar shërbimi estetik duke përdorur produktin medicinal botoks, edhe pse sipas ligjit, ofrimi i tij duhet të bëhet vetëm nga personeli i certifikuar.
“Po ashtu, bazuar në të dhënat zyrtare, rezulton se në Republikën e Kosovës, nuk ka operator ekonomik të licencuar për importin e këtij produkti medicinal dhe si i tillë, ky produkt mbi këto rrethana, trajtohet si ilegal”, thuhet në njoftim.
Aksioni po mbështetet edhe nga Inspektorati Shëndetësor dhe ai i Tregut.
-
Policia me aksion kundër veprimtarisë mjekësore të paligjshme në Prishtinë, 11 të intervistuar
-
Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë, bastisen disa lokacione
-
Dyshohet për shërbime mjekësore pa licencë në Obiliq, autoritetet mbyllin objektin
-
Prokuroria dhe Policia me aksion në ARBK, dyshime për keqpërdorim të detyrës
-
Dogana ndalon 100 paketime botox dhe filler në vlerë gati 10 mijë euro