Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektori Jashari: Kemi pranuar ankesa për ngritjen e çmimeve të produkteve të ëmbëlsirave

Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes së Tregut ka qëndruar në terren ditëve të fundit për të parë nëse çmimet janë reale nga operatorët ekonomik në prag të festës së Fitër Bajramit.

Inspektori Xhemajl Jashari ka thënë në emisionin “tre8tre” në KTV se ka pasur rritje të ankesave nga ana e konsumatorëve për ngritje të çmimeve për produktet me të cilat përgatiten ëmbëlsirat. Jashari deklaroi po ashtu se janë shqiptuar edhe masa ndëshkuese ndaj tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Blerjet janë më të shtuara dhe konform ligjit shtohen edhe vizitat dhe inspektimet tona. Ka një shtim të numrit të ankesave të konsumatorëve por inspektorati vepron me shpejtësi. Ka edhe ngritje të çmimeve por ne po i mbikqyrim. Tash meqenëse jemi në prag të festës së Fitër Bajramit, produktet që shiten më shumë, në këtë rast produktet me të cilat përgatiten ëmbëlsirat ka ankesa ndaj tyre por edhe trajtim të ankesave e masa ndëshkuese”, ka thënë Jashari.

Jashari ka thënë se gjatë këtyre aksioneve fokus ka përputhja e çmimit të produktit në rafte me atë të arkës ku paguan konsumatori.

“Bazuar në planin e punës po vazhdon inspektimi edhe sot me intensitet më të shtuar të punës. Fokus kemi verifikimin e çmimeve, flamujt e origjinës dhe klasimin e produkteve. Sot pra në këtë operator ku gjendemi do të verifikojmë çmimin e produktit në bazë të asaj që e ka ekspozuar dhe arkës ku paguan konsumatori”, ka thënë Jashari.

Nga Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes së Tregut është bërë e ditur se inspektimi po realizohet në tërë territorin e Kosovës.