Inspektorati i Tregut ka shqiptuar katër gjoba ndaj furrave të bukës gjatë inspektimit që ka bërë të enjten, për të verifikuar peshën e bukës.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë duke mos bërë të ditur vendndodhjen e këtyre furrave që janë gjobitur, ka njoftuar se inspektorët e tregut kanë hasur në mospërputhje të peshës së bukës pas ankesave që ka pranuar nga qytetarët e Kosovës.
“Verifikimet janë bërë për mashtrim lidhur me peshën e bukës dhe në disa produkte ka munguar vendosja e deklaracionit, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
MINT-i ka paralajmëruar se do të ketë masa ndëshkuese për parregullsitë që hasen gjatë çdo inspektimi.
-
Inspektorati nis aksionin e mbikëqyrjes së peshës së bukës dhe verifikimin e peshoreve në furra
-
Gjobiten tetë furra të bukës në Pejë dhe Gjilan
-
Inspektorati i MINT kontrollon peshoret në Gjilan, shqipton gjoba për parregullësi
-
Ndalohet shitja e mbi 49 mijë pakove të hurmave
-
Në mbi 30 lokale shitësit mashtruan me etiketa të origjinës së produktit