Inspektorati i Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar të premten se ka shqiptuar gjoba në mbi 30 lokale pasi kanë mashtruar me etiketa të origjinës së produktit.
Sipas Inspektoratit, në rastet më të shpeshta është duke u vendosur etiketa e flamurit të shteteve të Evropës, në produktet që janë me origjinë të shteteve fqinje. Sipas fotove të publikuara nga MINT-i, ndryshimi i origjinës po bëhet në produktet serbe në kohën kur ka nisur një fushatë për bojkotimin e tyre.
“Në mbi 30 raste kur Inspektorati i Tregut ka konstatuar që shitësit nuk kanë vendosur etiketën apo kanë bërë ndërrim të etiketës së flamurit të origjinës së produktit, janë ndëshkuar me gjobë në vlerë prej një mijë (1,000) euro deri në dhjetë mijë (10.000) euro si masë ndëshkuese”, thuhet në njoftimin e MINT-it.
Inspektorati i Tregut u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të raportojnë parregullsitë nëpër lokale ku kryejnë blerjet.
{gallery}
-
Për 12 ditë, qytetarët dërguan në Inspektorat 55 ankesa për çmime dhe mashtrime me flamuj
-
Vetëm 40 inspektime dhe 25 gjoba për mosvendosjen e flamujve të origjinës pranë produkteve
-
Inspektorati i tregut në aksion për verifikim të çmimeve, masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit
-
Një biznes në Podujevë gjobitet me dy mijë euro për mashtrim të konsumatorëve
-
MINT njofton se për 3 muaj ka pranuar mbi 200 ankesa nga konsumatorët për mashtrim