Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë ka ndaluar shitjen e 49.352 paketimeve të hurmave që nuk ishin në përputhje me peshën e deklaruar.
Sipas njoftimit, Inspektorati ka hasur parregullsi në peshën e deklaruar në parapaketim të hurmat 500 gramë dhe 600 gramë.
“Gjatë inspektimeve të zakonshme që Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, realizon çdo ditë, në disa subjekte ekonomike të inspektuara, është hasur në parregullsi sa i përket mospërputhjes së peshës së deklaruar të produkteve. Bëhet fjalë konkretisht për produktin hurma, me ç’rast është ndaluar shitja e 49,352 paketimeve të këtij produkti. Inspektorët e Tregut në bashkëpunim me zyrtarët e Metrologjisë, pas marrjes së mostrave kanë konstatuar së produktet hurma të peshës 550 gramë dhe 600 gramë nuk e kanë peshën e deklaruar sikurse në parapaketim dhe të njëjtat nuk e plotësojnë kriterin e mesatares dhe atë të përmbajtjes në etiketë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Subjektet ekonomike janë ndëshkuar dhe janë obliguar t’i marrin veprimet për eliminimin e parregullsive.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencën e drejtë në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
-
Zhvillohen 20 inspektime për shitje të cigareve në afërsi të shkollave, shqiptohen gjoba
-
Inspektorati nis aksionin e mbikëqyrjes së peshës së bukës dhe verifikimin e peshoreve në furra
-
Gjoba deri 9 mijë euro për ata që s’i tërheqin produktet e ndaluara të qumështit
-
Largohen nga tregu 7 produkte qumështi që nuk kanë deklaruar përmbajtjen e vajit të palmës
-
Tërhiqen nga tregu edhe shtatë produkte të qumështit