Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjobiten tetë furra të bukës në Pejë dhe Gjilan

Tetë furra të bukës në Pejë dhe Gjilan janë gjobitur të enjten nga Inspektorati i Tregut.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Drejtoria e Inspekcionit në Pejë, gjobat ndaj tri bizneseve janë shqiptuar për shkak të mospërputhjes së peshës së deklaruar të bukës, ndërsa ndaj pesë bizneseve tjera, pasi kanë pasur peshoret e paverifikuara.

Më tej është paralajmëruar se Inspektorati do të vazhdojë inspektimet në terren.

“Janë shqiptuar gjoba ndaj 3 bizneseve të cilave nuk u përputhej pesha e deklaruar e bukës si dhe ndaj 5 bizneseve të cilat kishin peshoret e pa verifikuara. Inspektorati Qendror i Tregut do të vazhdojë inspektimet në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe eliminimin e praktikave të padrejta tregtare”, thuhet në njoftim.