Inspektorati i Tregut i i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë (MINT) ka kryer inspektime të peshoreve në Gjilan dhe ka kontrolluar dokumentacionin e operatorëve.
Siç ka njoftuar MINT gjatë inspektimeve janë hapsur parregullësi në tri peshore jo-automatike që nuk ishin në përputhje me standardet. Ato janë larguar nga përdorimi dhe operatorit i është kërkuar të zëvendësohen peshoret.
Po ashtu janë bërë matje edhe nëpër furra të bukës për të verifikuar peshën, ndërsa një furrë e bukës është gjobitur, për shkak të mosmërputhjes së peshës së bukës me deklaracionin që e ka prezantuar për blerësit.
MINT ka njoftuar se janë shqiptuar edhe dy gjoba se nuk janë vendosur flamujt e origjinës në produktet.
“Inspektime të tilla janë duke ndodhur në vazhdën e punës së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për mbrojtjen e konsumatorit dhe për të krijuar siguri në treg. Mbrojtja e konsumatorit mbetet prioritet i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që qytetarët të sigurohen të marrin aq sa paguajnë”, thuhet nga MINT.
-
Inspektorati nis aksionin e mbikëqyrjes së peshës së bukës dhe verifikimin e peshoreve në furra
-
Gjobiten tetë furra të bukës në Pejë dhe Gjilan
-
Inspektorati i Tregut shqipton gjoba ndaj furrave që mashtruan me peshën e bukës
-
Inspektorati në Gjilan gjobit marketet për mospërputhje të çmimeve në raft e arkë
-
3 pika derivatesh dënohen për mosrespektim të çmimit, inspektime edhe në furra të bukës