Gjykata Themelore në Prishtinë ka konstatuar se hetimi nuk është arsye automatike për refuzim të qasjes në dokumente publike.
Organizata INPO ka njoftuar se Departamenti për çështje administrative i kësaj Gjykate i ka dhënë të drejtë asaj duke anuluar vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), me të cilin ishte refuzuar qasja në dokumente publike me arsyetimin se “lënda është në hetim”.
“Gjykata konstatoi se hetimi nuk është arsye automatike për refuzim të qasjes dhe se çdo kufizim duhet të arsyetohet konkretisht, duke kaluar testin e dëmit dhe interesit publik, ashtu siç e kërkon Ligji për Qasje në Dokumente Publike”, thuhet në një njoftim të INPO-s për vendimin.
Tutje thuhet se ky nuk është rast i izoluar. “Në një numër të konsiderueshëm lëndësh të tjera, AIP ka mbyllur apo kufizuar qasjen në dokumente publike duke u thirrur në të njëjtën bazë: ‘lënda është nën hetim’, pa analizë individuale dhe pa arsyetim të mjaftueshëm”, thuhet në njoftim.
INPO ka vlerësuar se ky aktgjykim vendos standard të qartë: “kufizimi i qasjes nuk mund të bëhet në mënyrë automatike, por vetëm pas një vlerësimi konkret, proporcional dhe të arsyetuar”.
“Ai shërben si bazë udhëzuese për mënyrën se si duhet të trajtohen këto raste, si në aspekt procedural ashtu edhe në merita, dhe përforcon të drejtën kushtetuese për qasje në dokumente publike”, thuhet në njoftim.
-
AIP-ja amniston zyrtarët që mohojnë qasjen në dokumente publike
-
Transparenca në pikëpyetje, kërkohet rishikim i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike
-
164 ankesa të qytetarëve për moszbatim të Ligjit për qasje në dokumentet publike
-
VV-ja ankohet në AIP për qasje në dosjet e katër rasteve të legalizimit të pronave në Prishtinë
-
Supremja hedh poshtë padinë e MD-së ndaj Odës së Avokatëve për tarifat e regjistrimit