Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Reklama

SHPALLJE PUBLIKE – FTESË PËR OFERTË

AKP logo agjencia e privatizimit

A. SHPALLJE PUBLIKE – FTESË PËR OFERTË

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), në kuadër të N.SH. “Urata” – Prishtinë, shpall ftesë për furnizimin me 25 tableta profesionale me ekran 12.0–12.4 inç, 5G, GPS/GNSS dhe mbështetje për stilolaps digjital, për përgatitjen e raporteve të vizitave në terren në SIM-AKP. Çdo ofertë duhet të provojë përputhshmërinë teknike me dokumentet e tenderit.

Pajisjet duhet të jenë të klasës profesionale, nga marka të konsoliduara me histori shumëvjeçare të dokumentuar në prodhimin e tabletave, si Samsung, Lenovo, Apple, Huawei ose ekuivalent. Nuk pranohen tableta pa markë (no-name) ose modele pa prodhues, kod modeli, katalog zyrtar, përditësime sigurie, garanci dhe servis të verifikueshëm. Cilësia dhe origjinaliteti provohen me
dokumente të prodhuesit; emri i markës nuk e zëvendëson plotësimin e kritereve të detyrueshme. Për përdorimin në terren kërkohen 5G/GPS, ekran 12.0–12.4 inç, minimum 8 GB RAM, 256 GB memorie, stilolaps digjital dhe aksesorë.

1. Çfarë duhet të përfshijë oferta

Operatorët ekonomikë të interesuar paraqesin dokumentet e kërkuara sipas kësaj dosjeje: formularin e ofertës financiare, tabelën e përputhshmërisë teknike, fletët teknike të prodhuesit, deklaratën e përshtatshmërisë, identifikimin e biznesit dhe dokumentet e tjera të përcaktuara në dosje.

2. Dorëzimi dhe sqarimet

Ofertat pranohen më 02.11.2026, nga ora 09:00 deri në 11:00, në Zyrën Qendrore të AKP-së, Prishtinë, fizikisht në zarf të mbyllur dhe të vulosur, me shënimin “OFERTË – 25 TABLETA / NR. [____] – TË MOS HAPET PARA AFATIT”. Ofertat e dorëzuara pas afatit nuk pranohen për shqyrtim. Sqarimet kërkohen me shkrim në kontaktin e përcaktuar, duke siguruar trajtim të barabartë të operatorëve ekonomikë. Shpallja publikohet në platformat e përcaktuara me nenin 5 të Rregullores nr. 04/2025. Dokumentacioni i plotë i ofertimit vihet në dispozicion të të gjithë operatorëve nën kushte të njëjta.

3. Dosja e tenderit dhe formularët për ofertim
Dosja e plotë e tenderit dhe formularët përkatës për paraqitjen e ofertës mund të merren ose të shkarkohen nga faqja zyrtare e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), në adresën e mëposhtme:

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,34